Hong-Kong: kardinali Tong inkurajon të sapopagëzuarit të jenë dëshmitarë të fesë.
Kardinali John Tong Hon i dioqezës së Hong Kongut, i përforcoi në fe 3.500 katekumenët,
që morën Natën e Pashkëve, Sakramentin e Pagëzimit dhe dy sakramentet e tjera të fillimit
të jetës së krishterë (Krezmimin e Kungimin), duke i falënderuar priftërinjtë e rregulltarët
për impenjimin e tyre në shërbim të ungjillëzimit. Kardinali i ftoi të gjithë të
jenë dëshmitarë të Krishtit duke ecur mbi gjurmët e bashkësive të para të krishtera.
E këtë përmbajtje ka edhe Letra baritore, që kardinali i ri u drejtoi besimtarëve
me rastin e Pashkëve 2012.