2012-04-11 14:26:16

Ndërroi jetë kardinali Luis Aponte Martìnez. Telegram ngushëllimi i Papës Benedikti XVI


Ndërroi jetë dje në moshën 89 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, kardinali Luis Aponte Martìnez, kryeipeshkëv nderi i San Juan de Puerto Rico, kardinali i parë i lindur në Porto Riko. Qe shuguruar meshtar pikërisht më 10 prill, 62 vjet më parë. Pas 10 vjetësh u emërua ipeshkëv e më pas kardinal. Ka qenë kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Portorikane.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Papa Benedikti XVI përmend punën e palodhur të kardinalit Martìnez për zbatimin e Koncilit II të Vatikanit në dioqezën e vet, duke i shërbyer me përkushtim çështjes së Ungjillit. Kardinali kontribuoi në zgjidhjen e problemeve shoqërore të ishullit, sidomos në luftën kundër programeve qeveritare për kontrollin e lindjeve e sterilizimin e popullsisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.