Krishti Gjallë, gurrë jete për historinë njerëzore
Ishte një Engjëll ai, që u dha zemër grave të cilat, posa arritën tek Varri i Jezusit,
mbretën të habitura e të shqetësuara pa masë, sepse e gjetën të hapur e të zbrazur.
E jashtëzakonshme domethënia e asaj që ndodhi. Engjëlli i tha: “Mos kini frikë!...është
ngjallur, nuk është këtu, E tani, shkoni e kumtojani këtë lajm Apostujve”. Këto
fjalë të Engjëllit, të cilat i dëgjojmë përsëri e gjithnjë me emocion të brendshëm,
kanë vlerë të madhe edhe për ne. Me ngjalljen e Krishtit gjithçka ndryshon: jeta dhe
historia fitojnë domethënie të re. Na e kujton këtë predikimi i shën Pjetrit Apostull
drejtuar turmave të Jerusalemit. Thjeshtë e qartë Pjetri pohon se “Krishti i kryqëzuar
është gjallë, është ngjallur dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë!” Që atëherë, Kisha
nuk ka pushuar së shpalluri këtë Lajm të Mirë. Është urgjente që të gjithë njerëzit
ta njohin e ta takojnë Krishtin, të kryqëzuar e të ngjallur, e ta lëshojnë veten plotësisht
në duart e Tij. Atyre, të cilët e mirëpresin, Ai ua mbush zemrën me gëzimin e vërtetë,
që e bën të re, të bukur e të pasur me shpresë jetën njerëzore. Galdimi i Pashkëve
gëzon posaçërisht Zojën e Bekuar, e cila pësoi bashkë me Krishtin provën e rëndë të
Mundimeve e të vdekjen me kryqëzim. T’i lutemi Virgjërës Mari ta bëjë gjithnjë më
të fortë besimin tonë në Ngjalljen e Jezu Krishtit Zotit tonë, duke na udhëhequr që
ta dëshmojmë në angazhimin e përditshëm, këtë mesazh të gëzueshëm e themelor të Pashkëve:
Krishti u Ngjall! Aleluluja! Vërtetë u Ngjall, Aleluja!