2012-04-08 14:11:40

Papa do të shkojë për vizitë apostolike në Liban, nga 14 deri më 16 shtator 2012


Benedikti XVI do jetë për vizitë apostolike në Liban, nga 14 deri më 16 shtator. Presidenca e Republikës libaneze dhe Komisioni ipeshkvnor katolik për mjetet e komunikimit e dhanë sot lajmin, përmes dy notave zyrtare. Rasti për këtë shtegtim është shpallja e Nxitjes Apostolike pas-sinodale për Lindjen e Mesme, fryt i Asamblesë së posaçme të Sinodit, mbajtur në Vatikan nga 10 deri më 24 tetor 2010. Vizita, lexohet në njërën nga komunikatat zyrtare, do të përfundojë me Meshën e kryesuar nga Papa në Beirut.







All the contents on this site are copyrighted ©.