Imzot Mirdita: Krishti Gjallë na tregon udhën e shpresës
“Në qoftë se Krishti nuk është Ngjallur, atëherë predikimi ynë është i zbrazët dhe besimi
juaj është gjithashtu i zbrazët.... Dhe në qoftë se Krishti nuk është Ngjallur,
besimi juaj është kotë; juve jeni në mëkatet tuaja!” (1 Kor 15,14-17) Kështu shkruna
shën Pali Apostull, e në mesazhin e Pashkëve 2012 kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit imzot
Rrok Mirdita ndelt te kjo e vërtetë themelore e fesë së krishterë. Në të vërtetë ne
“predikojmë Krishtin e kryqëzuar,” ashtu sikundër Shën Pali shkruan në vend tjetër,
është vetëm nëpërmjet Ngjalljes së lavdishme që Kryqëzimi merr çdo kuprim real.
Kryqi – ajo shenjë e tmerrshme e vdekjes dhe e prishjes – transformohet në një
shenjë të fitores, të simbolit themelor të prezencës së Hyjit si dhe të njeridashjes
dhe faljes. Kështu, ndërkohë që ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar, ne shikojmë
përtej kryqit dhe varrit të zbrazët, në të cilin zbulojmë Krishtin e Gjallë i Cili
zbrazi Vetvehten, vetëm e vetëm që të na siguronte se predikimi ynë dhe besimi
ynë nuk janë të zbrazët apo të kotë, Krishti i Gjallë i Cili na do ne aq shumë sa
që Ai me gjithë kuptimin e fjalës jep jetën e Tij që ne të mos mbetemi robër të
mëkatit, prishjes, dhe së fundmi, vetë vdekjes. Krishti i Ngjallur na ringjalltë,
ma ripërtërirtë, e përforcoftë në dashuri, respekt e paqe, kësaj periudhe të ngazëllyer,
si dhe çdo ditë të jetës sonë, kështu që në të gjitha gjërat, Ai dhe vetëm Ai të jetë
i lavdëruar e pik referimi për atë që e do të vërtetën, lirinë, mirësinë dhe jetën!
“Qofshin këto Pashkë ngushëllim për të gjithë ata që vuajnë dhe burim shprese për
të gjithë njerëzit”-tha ai. Sipas tij, Pashkët nuk janë një ngjarje që i përkasin
vetëm krishterimit, por një zbulim hyjnor që prek mbarë njerëzimin në thelbin e tij
dhe hedh dritë mbi misterin e vdekjes. “Kjo dritë është drita e dashurisë që shpëton.
Për dashurinë e njerëzve Zoti është bërë njeri, për dashurinë dhe besnikërinë ndaj
nesh ka vdekur në kryq. Pikërisht kjo dashuri besnike e ka mundur vdekjen me Ngjalljen
e Krishtit. Kush e ka kërkuar të ringjallurin ka njohur dashurinë që shpëton dhe ka
themeluar jetën e vet mbi besimin në këtë dashuri”- pohoi imzot Rrok Mirdita. Po
ta dëgjojmë mesazhin e Pashkëve nga kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit imzot Rrok Mirdita…..