TË NGJALLUNIT 1 U ngjallë s’deknit: or’ prej dore Preja mordes
si i ka pshtue? Sí i ka mujtun dyerët mizore, Si ka pshtue Njai, qi pushtue Kje
prej tjerve ‘i herë mbi dhé? Per Njatę jam tue lshue bé Qi prej s’deknish e
gjalloi. 2 U ngjallë s’deknit: ftyra e gzueshme Nen pelhurë
nuk rrin mâ ngrit; U ngjallë s’deknit: e randueshme M’njanë ânë t’vorrit kaperdít. Prapët
mbi tokë rrin rrasa e eper, Porsi i forti qi pin teper, Tu’ u çue Zoti flakuroi. 3
Porsi kúr per gjysë njaj shteku, Mbas pushimit n’nji lisní, Prap udhtari
jeten preku, E prej krejet hjedhë n’ajrí Dushku s’thát nji gjethe t’rame, Qi
prejdeget ardhë e dame Dalkadalë mbi tâ u ndesh: 4 Njashtu
a’ i forti njatë mermerë, Sypri vorrit qi randote, Lehtë e dyndi me nji herë, Kúr
prej rrahes mjerí- plote U kthye shpirti e trupit njitë: Tha t’ Hyjnueshmit
mbetun ngritë: Çou, se vetë me Ty jam tesh. 5 T’ Izraelit
nder t’topitun Ç’ âsht perhapë nji fjalë e ré! Ka shndrŷ qiellen si kje pritun Perendija
Hyj – me – né? O t’ topitun, si kje zâni, Ka mbarue per jú zalldani, Aj âsht
vetë Shelbuesi Zot. 6 Para Atij n’mbretní t’amshueme Kush
bír robit kishte hypun? M’i a grabitë mbretnís s’shemtueme T’parët e moçem Ai
ka zdrypun: D’shiri i bardhë i motit t’hershem, Friga e rrebtë e anmikut t’mnershem, Ai
Ngadhnjyesi folë kah mot. 7 Njerzvet shęjten qi kallxuene Shka
do t’ siellshin kohët e gjata, Porsi punët qi veç kaluene Fmijvet t’vet u kallzon
tata, U diftue ai Diell i ndritshem, T’ cillin Zoti dheut t’kobitshem Per
gojë t’tyne i a premtoi. 8 Kůr Ageu, kúr Izaija I a dhanë
besen rruzullimit Se do t’ vite ‘i ditë Mesija; Kúr i nçuemun prej rrëmbimit I
kndoi ditët qi njehun ishin Edhe vjet’t qi lé nuk kishin Danieli n’mend pershkoi. 9
Ishte dritë; e tue lotue Magdalena e tjerat grá Rrijshin t’mbytnin tue
vajtue: Nji termek atë botë qe rá, Fund e maje u dynd Sionne Edhe sogja e
patenzone Friget m’tokë u kalamend. 10 Nji i perjashtmas djalë
i rí Ndęj mbi vorr prej gurit dhęnun: Ishte rrfé, po, duka e tí, Flokut t’borës
isht’ petku i endun: Zęmer- ngrîmes, ‘ cilla e luti I pergjegji njai fjalë-
buti: Âsht ngjallë s’deknit; s’âsht n’ketë vend. 11 Me t’padukshmet
petka mndashit Le t’shkojë t’zbémt e vjollcës s’irnueme; Ari t’shndrisë si
para tashit; Zyrja e Fés kú t’thrret e lume Del, Meshtár, me petka t’mira, Veshun
bardh, rrethue me qira, T’ngjallnin deket tě kallxň. 12 Prej
elterit duel nji zâ: ‘Gzou, o e qiellit Rregjinesha; Gzou; Hy’i nieri n’tý u
bâ Kúr e jona i u çmue vesha, Â’ngjallë, vetë si ‘i herë premtote: Per né
lutu: luta e jote Qo t’jet ligjë Aj i lumi do’. 13 O ju vllazen,
kremtja e Zotit Sot na flet veç gazmend qiellit; Âsht ditë gostet dita e sotit; I
gzon zęmra sot se t’cillit: S’gjindet nanë aq e ngurrueshme, Qi me petka mâ
t’lulzueshme Fmít e vet nuk i veshë sot. 14 I perkuerët t’jét
n’hae bujari; T’két çdo tryeze dhantít e veta: Gostve t’mdhana i pshuem visari Le
t’kalojë nder shpija t’shkreta, Para t’vorfnit tryezen shtrue T’bâjë, i ndershem,
me gazmue N’ketë ditë t’madhe t’t’Naltit Zot. 15 Larg gallata
edhe kelthimi I gazmendit t’panjerzí: Nuk âsht ky, jo, nuk âsht gzimi Qi
ep i drejti n’brohorí; Por i paqët e mrenda vendit, Por qielluer, si shęj gazmendit, Qi
nder valle t’qiellës ushton. 16 O ata t’lumët! mâ i bukur dielli Shdritë
atynve i kremtve t’lume; Por ç’do t’bâjë, fatziu! Nja’ i cilli E dredhë kamben
n’ravë t’shemtueme Qi ke deka ka mbaresen? Në Tenzonë kush e mban shpresen, Me
Tenzonë dikúr gjallon. Atë Fishta: "TË NGJALLUNIT!"
1 pshtue:
shpëtue: - e gjalloi: e ngjalli. 2 Prapët: sjellun per së mbrapshtit.
– Porsi i forti ejt.: Et excitatus est tamquam dormiens Dominus, tamquam potens crapulatus
a vino. Psalm., LXXVII, 65. – flakuroi: u çue në kambë. 3 njaj shteku
: njij udhtimi. – lisní : lisore, pyllë lisash. – jeten preku : zgjohet.- dyndi: çoi
perpjetë, largoi. - rrahes mjeri- plote : Limbit. 5 shndrŷ qiellen:
çelë deren e qiellës. 7 t’ kobitshem : të mjerë. – per: nëper. 8
rrëmbimit : vegimit, ekstazës. 9 atbot: atëherë, – sogja: roja.
– u kalamend : u muer mendsh. – zemer- ngrimes: Marís Magdalenë. 11 Me
t’padukshmet : me të pahijshmet, të pastolisunat. s’irnueme : së nxime, së verenikët. 13
aq e ngurrueshme: qi mos të duejë. 14 I perkuerët: i perkorë (
Bogdani), i ndalun në hae. 15 gallata: shamata. – kelthimi: brima. në
ravë t’shemtueme: në rrugë të mjerë të gabimit. Atë Gjergj Fishta, “Të Ngjallunt”,
“Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot. “Atë Gjergj Fishta” , 1941, fq 95-99 Shpjegimet
e fjalëve janë të Atë Viktor Volajt