2012-04-08 13:59:50

Benedikti XVI uron shqip “Për shumë vjet Pashkët”


“Për shumë vjet Pashkët”:RealAudioMP3 nga lozha e Bazilikës së Shën Pjetrit, kthyer në simbol drite e pranvere, Benedikti XVI, gjatë Bekimit drejtuar Romës e Botës, i uron Pashkët të gjithë shqiptarëve katolikë, kudo jetojnë e punojnë.
Bashkojmë zërin me Papën e duke kumtuar lajmin e madh:
Krishti u ngjall!
Vërtet u ngjall!
shtojmë sivjet disa nga urimet tradicionale, të shkëmbyera ndër shekuj në malësitë tona të Veriut:
Per shum mot Pashkët!
Pashka e Krishtit na ndihmoftë!
I lutshi me zêmer të mirë!“Paçi baftin e bereqetin!”
E ju ftojmë edhe që ta lusim së bashku Zotin që, në këtë orë ngazëllimi, të na mbushë plot me gëzimin e dritës së Tij
për t’u bërë mbartës të dritës së Krishtit të Ngjallur!e për ta çuar, përmes Kishës, shkëlqimin e fytyrës së Zotit në jetën e botës!







All the contents on this site are copyrighted ©.