2012-04-03 17:01:03

Java e Pashkëve në Sapë e Prishtinë


Me kremtimin e riteve liturgjike të Dielës së Larit, që përkujtojnë hyrjen e Zotërisë Jezus në Jerusalem dhe rrëfimin e historisë së mundimeve e të kryqëzimit të Tij për shëlbimin e njerëzimit, besimtarët katolikë filluan Javën e Shenjtë e të Madhe të Pashkëve të Krishtit, Zot e Shpëtimtar.
Ngjarjet e kësaj Jave të Shenjtë e posaçërisht të Treditëshes së Pashkëve, janë shprehja më e lartë e dashurisë së Zotit, që i japin zemrës njerëzore paqe, mirësi, hirin e shenjtë të jetës së Amshuar që buron nga Krishti i Gjallë.
Kështu edhe në trevat shqiptare, Kisha katolike kremtoi ritet e dielës së Larit dhe nisi Javën e Madhe të Pashkëve.
Dioqeza e Sapës nis Javën e Madhe të Pashkëve, më hollësisht nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi..................RealAudioMP3
E nga kryeqyteti i Kosovës, ta dëgjojmë shërbimin e përgatitur nga Rabie Ibraj..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.