Papa Gjon Pali II (Ioannes Paulus PP. II), në pagëzim Karol Józef Wojtyła, lindi në
Vadovice (Poloni), më 18 maj 1920; vdiq në qytetin e Vatikanit, më 2 prill 2005 Vojtila
ishte pasardhësi i 263-të i Shën Pjetrit; Papa i 264-t i Kishës Katolike Romake; Kryeipeshkvi
i Romës, Kreu i Qytet-Shtetit të Vatikanit. I zgjedhur papë më 16 tetor 1978, po mbushte
27 vjet papnie, e treta për gjatësi në historinë e Kishës. Karol Vojtila para
papnisë Karol Wojtyla lindi më 18 maj të vitit 1920, në Wadovicë (Poloni),
rreth 50 km larg Krakovisë. Karol Vojtila, Ati, ishte oficer; nëna, Emilia Kacazorowska,
mësuese. Vëllai më i madh, Edmundi, mjek, ndërsa motra më e vogël, Olga kishte vdekur
në lindje. Karoli u pagëzua më 20 qershor 1920. Më 13 prill 1929 i vdiq e ëma;
tri vjet më vonë, edhe vllau, Edmundi (5 dhjetor 1932). Mbeti vetëm me të atin. Më
1934, pasi kreu shkollën fillore, u regjistrua në gjimnazin klasik (Marcin Wadowitza).
Përveç sportit, nisi të interesohej edhe për teatër, duke themeluar teatrin amator
të Wadowices. Në maj të vitit 1938 mori sakramentin e Krezmimit dhe dëftesën e
pjekurisë. Gjatë verës, së bashku me të atin, u vendos në Krakovi. Në vjeshtë u regjistrua
në Universitetin Jagiellonian të Krakovisë, ku nisi studimet në degën e gjuhës e të
letërsisë polake, pa e harruar dashurinë për teatrin. Arriti të përvetësojë 11 gjuhë
të ndryshme: polonisht, sllovakisht, rusisht, italisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht,
gjermanisht, ukrainisht, anglisht e latinisht. U radhit, kështu, ndërmjet intelektualëve
më të njohur poliglotë të kohës. Me 1939 filloi Lufta II Botërore. Nacistët pushtuan
Poloninë dhe e mbyllën Universitetin. Karol Wojtyla u detyrua t’i ndërpresë studimet. Me
1940, për të shpëtuar nga internimi në Gjermani, punoi në guroren e lidhur me fabrikën
kimike Solvay. Nisi të lexojë veprat e Shën Terezës së Avilës, përmes së cilës u njoh
me përshpirtërinë e karmelitanëve. Më 18 shkurt 1941 i vdiq edhe i ati. Gjatë
viteve 1942-1944 punoi në një fabrikë prodhimesh kimike. Me 1942 hyri në Seminarin
e Madh klandestin të Krakovisë. Filloi, fshehurazi, edhe studimet në Fakultetin teologjik
të Universitetit Jagellonica, pa e ndërprerë punën në fabrikë. Më 01. 11. 1946,
ditën e Gjithë Shenjtorëve, kardinali Adam Stepan Sapieha e shuguroi meshtar, në kapelën
e tij private. Më 02. 11. 1946, ditën e Purgatorëve, kremtoi Meshën e parë në kripten
e shën Leonardit, në katedralen e Wavelit. Gjatë viteve 1946-1948 vazhdoi studimet
pasuniversitare në Romë, në Universitetin Papnor të Shën Tomës (Angelicum). Shkroi
punimin e doktoraturës mbi shën Gjonin e Kryqit, duke theksuar natyrën personale të
takimit të Zotit me njeriun. Me 1947, gjatë pushimeve verore, vizitoi Francën,
Holandën e Belgjikën. Në korrik 1948 mbrojti doktoratën dhe u kthye në Krakovi.
U emërua famullitar në fshatin Niegowicy. Më 1949 u transferua në famullinë e
Shën Florianit, në Krakovi. Famullitari e caktoi atë shpirtëror të studentëve të Krakovisë
dhe të punonjësve të shërbimit shëndetësor. Nisi të krijojë poezi me pseudonimin Andrzej
Jawien, të shkruajë artikuj për revistën ˝Tygodnik Powszechny˝, t’u japë mësim katekizmi
studentëve, të inskenojë pjesë teatrale, të organizojë shëtitje e shtegtime. Më
1951 kryeipeshkvi i Krakovisë, Eugeniusz Baziak, e liroi nga detyrat famullitare,
duke i krijuar kushtet për punë shkencore, në fushën e etikës dhe të teologjisë morale. Më
1953 nisi të japë leksione në disiplinën e etikës katolike, pranë Universitetit Jagellonica.
Më 1954 vijoi punën në Lublin, në Universitetin Katolik. Drejtoi katedrën e etikës,
pranë fakultetit të filozofisë. Më 28. 09. 1958 u emërua ipeshkëv–ndihmës i Krakovisë
e, katër vjet më pas, drejtoi dioqezën si mëkëmbës kapitullar. Vetëm 38 vjeç, ishte
ipeshkvi më i ri i episkopatit polak. Në vitin 1960 botoi librin “Dashuria dhe
përgjegjësia”. Më 30 dhjetor 1963 Papa Pali VI e emëroi kryeipeshkëv të Krakovisë. Prej
1962 deri më 1965 mori pjesë në Koncilin II të Vatikanit, ku dha ndihmesë të çmuar
për hartimin e Dignitatis Humanæ dhe Gadium et Spes, dy dokumentet historike më
të rëndësishme të Koncilit. Më 5- 15. 12. 1963 shtegtoi për herë të parë në Tokën
e Shenjtë. Më 30. 12. 1963 Papa Pali VI e emëroi Karol Wojtylën kryeipeshkëv metropolit
të Krakovisë. Më 26. 06. 1967 u krijua kardinal i Shën Cesareo in Palatio, diakoni
e lartuar në titullin pro illa vice nga Papa Pali VI. U kthye në Krakovi, ku nisi
të dallohet për veprimtari kundër komunizmit. Filloi të botojë në gazetën e tij dioqezane
disa libra, që ishin ndaluar nga censura komuniste. Ndërmjet tyre, “Hamendje mbi Jezusin”
shkruar nga Vitorio Mesori dhe “Letër e një fëmije, që s’doli kurrë në dritë”, shkruar
nga Oriana Falaçi. Në vitin 1969 botoi librin e dytë “Njeriu e vepra”. Më 1970
vizitoi disa vende të Evropës. Me 1973 mori pjesë në Kongresin Eukaristik në Australi;
vizitoi Manilën dhe Guinenë e Re. Udhëtoi në Belgjikë e në Francë. Si u rikthye në
Krakovi, bëri thirrje për mbledhjen e parë të sinodit të ipeshkvijve. Gjatë vitit
1974 ishte disa herë për vizitë në Romë. Më 1975 vazhdoi punën për përfundimin
me sukses të sinodit të ipeshkvijve; mbajti një ligjëratë në Seminarin Ndërkombëtar
në Friburg dhe në Konferencën e Milanos. Me 1976 kryesoi ushtrimet shpirtërore
të Kuries në Vatikan, në praninë e Papës Pali VI; vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës
dhe Kanadanë, mori pjesë në kongrese filozofësh në Romë dhe Gjenevë. Me 1977 Universiteti
Johannes Gutenberg i Mainz-it i dha titullin e nderit doctor honoris causa. Mori pjesë
në disa konferenca në Romë, Milano, Paris. Në gusht të vitit 1978, pas vdekjes
së Palit VI, ishte i pranishëm në konklavin, që përfundoi me zgjedhjen e Patrikut
të Venedikut, kardinalit Albino Luçiani, Papa Gjon Pali I. Në moshën 65 vjeçare, Luçiani
konsiderohej si papë i ri, në krahasim me paraardhësit. Më 28 shtator 1978, pasi papnoi
vetëm 33 ditë, Gjon Pali I vdiq. Në tetor 1978 Vojtila u rikthye në Vatikan, për të
marrë pjesë në konklavin e dytë, brenda dy muajve. Më 16. 10. 1978, në orën
18.18 tymi i bardhë lajmëroi zgjedhjen e Papës së ri. Gjysmë ore më vonë në lozhën
e Bazilikës së shën Pjetrit u paraqit kardinali Felici, që njoftoi: Habemus papam!
Kemi Papën! Papa i ri i Kishës Katolike ishte kardinali i Krakovisë, Karol Vojtila,
që deshi të zgjidhte emrin Stanislau I, por me që ky emër nuk përfshihej në traditën
romake, u quajt Gjon Pali II. Ishte i 264-ti papë, i pari papë polak. Pak minuta
pas zgjedhjes, Papa i ri u duk në lozhë për të përshëndetur mijëra besimtarët e mbledhur
në Shesh. Në fjalimin e tij të shkurtër, u paraqit si ‘papa i ri, i thirrur nga një
vend i largët”. Me entuziazmin e tij ia fitoi menjëherë zemrën italianëve, që e shikonin
me dyshim zgjedhjen e një pape të huaj, pas kaq shekujsh. Mbeti e famshme fraza: “Në
se do të gaboj, ju do të më korrigjoni” dhe i paharrueshëm për ata që patën fatin
të ishin të pranishëm, Bekimi i tij i parë Urbi et Orbi - Romës dhe Botës, transmetuar
përmes Mondovizionit. Të nesërmen Papa i ri kremtoi Meshën shenjte, së bashku me
Kolegjin Kardinalor, në Kapelën Sikstine e më 22 tetor, nisi solemnisht shërbimin
papnor.
Papnia e Gjon Palit II 16. 10. 1978 : Fillon papnia e Karol
Vojtilës. Për herë të parë, që nga viti 1522 (Adriani VI, i 218-ti papë, gjerman)
ulet në Fronin e Shën Pjetrit një Papë me origjinë jo italiane. Papa Polak deshi
ta fillojë papninë duke nderuar dy pajtorët e Italisë: kështu, më 5 nëntor 1978 vizitoi
Asizin e Shën Françeskut, ndërsa më pas, Bazilikën e Shën Marisë mbi Minervë, për
t’u gjunjëzuar tek varri i Shën Katerinës së Sienës. Më 12 nëntor mori në dorëzim
katedrën e Shën Gjonit në Lateran, seli e ipeshkvit të Romës. Më 5 dhjetor nisi
vizitën e parë baritore në dioqezën e tij, duke filluar me famullinë e Shën Françesk
Saverit, në lagjen Garbatela. 25. 01. 1979 : Shtegtimi i parë ndërkombëtar, nê
Republikn Domenikane, Meksik, Bahamas. 04. 03. 1979: Boton Enciklikën “Redemptor
Hominis” 13. 05. 1981, Gjon Pali II plagoset rëndë nga turk Ali Agça, në Sheshin
e Shën Pjetrit në Vatikan, në një atentat, që tronditi mbarë botën. 15. 09. 1982
: Pret në audiencë, në Vatikan, prijësin palestinez Jaser Arafat Në dhjetor 1983 Papa
vizitoi atentatorin Ali Agça, në burgun e Romës. 13. 04. 1986 : Është Papa i parë
që shkel në një : viziton sinagogën hebraike të Romës. 27. 10. 1986 : Fton prijësit
e të gjitha besimeve të botës për t’u lutur së bashku në Asizi. 01. 12. 1989 :
Pret për herë të parë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit
Sovjetik, zotin Mihail Gorbaçov. 15. 07. 1992 : I nënshtrohet t për heqjen e një
tumori në zorrë. Pak më vonë shfaqen e sëmundjes së Parkinsonit. Më 25 prill
1993 Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë. Në Tiranë e në Shkodër u takua edhe me Nënën
Terezë. 17. 05. 1993 : Botohet katekizmi i ri i Kishës Katolike, i dyti pas
atij të vitit 1566. 30. 12. 1993: Nënshkruhet, në Jerusalem, marrëveshja themelore
Izrael Vatikan për fillimin e marrëdhënieve diplomatike. 29. 04. 1994: Pas rrëzimit,
thyerja në këmbën e djathtë. 26. 11. 1994 Ati i Shenjtë krijon kardinalin e parë
shqiptar priftin shkodran, Hirësinë e tij, Mikel Koliqin….. 09. 12. 1994: Revista
amerikane Time e zgjedh "Burri më i shquar i vitit". 15. 01. 1995: Gjatë shtegtimit
apostolik në Filipine, kryeson në Manila një nga Meshët më të mëdha në historinë e
Kishës Katolike, i rrethuar nga 4 milion njerëz. 25. 12. 1995: Për herë të parë
nga fillimi i papnisë, i sëmurë nga gripi, nuk i drejton Romës e Botës (Urbi et Orbi)
mesazhin e Krishtlindjes. 21. 01. 1998: Shtegtimi apostolik i shumëpritur në Kubë. 25.12.1999:
Hapja e Portës së Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit: fillimi i Vitit të madh Jubilar
2000. 20. 03. 2000: Shtegtimi apostolik në Izrael, Jordani dhe Palestinë. Lutja
pranë Murit të Lotëve në Jerusalem; kremtimi i meshëve në Betlehem e në Nazaret. 06.
05. 2001: Papa i parë në histori, që viziton një xhami islamike: xhaminë Omajade
në Damask. Më 19 tetor 2003, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, në praninë
e më se 300 mijë shtegtarëve, ardhur nga e gjithë bota, Gjon Pali II kryesoi kremtimin
me ritin e lumnimit të Nënë Terezës. 16. 10. 2003: I sëmurë rëndë, kremton
e 25-vjetorit të Papnisë. 01. 02. 2005: Shtrohet për probleme në rrugët e frymëmarrjes,
në klinikën romake Gemelli. Rikthehet shpejt në Vatikan. 06. 02. 2005 : Papa del
në dritaren e klinikës për të bekuar besimtarët 10. 02. 2005 : Papa del nga spitali
Gemelli. Me mijëra njerëz e përshëndesin me gjatë kthimit me në Vatikan. 13.
02. 2005 : duket në dritaren e studios së tij, mbi Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan
dhe bekon besimtarët. Lutjen e Engjëllit të Tënzot e lexon imzot Leonardo Sandri. 24.
02. 2005 : Ati i Shenjtë shtrohet përsëri në spital. I bëhet një trakeotomi për ta
ndihmuar në frymëmarrje. Vatikani shpreson se do ta ndihmojë për ta kapërcyer sëmundjen. 27.
02. 2005 : Papa duket për disa sekonda pas dritares së mbyllur të klinikës. 01.
03. 2005 : Kardinali Jozef Racinger viziton Papën në spital. Bisedon me Gjon Palin
II italisht dhe gjermanisht. 13. 03. 2005 : Gjon Pali II rikthehet në Vatikan,
ndonëse shëndeti i tij është rënduar shumë. 27. 03. 2005 : Ati i Shenjtë duket
në dritaren e studios së tij në Sheshin e Shën Pjetrit dhe orvatet t’u flasë besimtarëve
të Dielën e Pashkëve. Por nuk mundet. Shtegtarët e besimtarët e mbledhur në Shesh,
të prekur thellë, qajnë me dënesë. 30. 03. 2005 : Papa dëshiron përsëri t’u flasë
besimtarëve. Vatikani njofton zyrtarisht se Papa ushqehet me një sondë në stomak. 01.
04. 2005 : Vatikani pohon se gjendja shëndetësore e Gjon Palit II është tepër serioze.
Për shkak të një infeksioni të rrugëve urinare, Papa pëson goditje në sistemin kardiologjik
dhe helmim gjaku. I jepet Sakramenti i Vajimit. Me 2 prill 2005, në ora 21:37
zemra e madhe e Gjon Palit II-të pushoi së rrahuri.