2012-03-28 11:53:32

Presidenti i Këshillit të Shtetit dhe i Këshillit të Ministrave, z. Raúl Modesto Castro Ruz


Raul Kastro lindi më 1931. Mori pjesë në shumë manifestime studentore kundër Fulgencio Batista. Organizoi, së bashku me të vëllain Fidel, sulmin e armatosur kundër kazermës Monkada në Santiago de Cuba (1953): shumë nga rebelët humbën jetën e dy vëllezërit Kastro u futën në burg. Pas aministisë, Rauli mori pjesë në luftën për çlirim, udhëhequr nga vëllai (1956), që hedh poshtë Batistën dhe vë në krye të qeverisë Fidel Kastron (1959). Pas revolucionit, bëhet Ministër i Forcave të Armatosura Revolucionare dhe sekretar i dytë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kubane (1965). Pas miratimit të Kushtetutës, në vitin 1976, bëhet edhe zv.kryetar i Këshillit të Shtetit. Dalëngadalë, zëvendëson të vëllain e sëmurë në udhëheqjen e vendit (2006) e shpallet President i Këshillit të Shtetit më 24 shkurt 2008.







All the contents on this site are copyrighted ©.