2012-03-26 16:34:28

Republika e Kubës


Ishull i Antileve të Mëdha, ndërmjet Oqeanit Atlantik, Detit të Antileve dhe Gjirit të Meksikës. E pushtuar nga Spanja (1501-13), Kuba kaloi nën kontrollin amerikan, pas luftës hispano-amerikane. Më 1902 fitoi pavarësinë, por duke iu nënshtruar “së drejtës për ndërhyrje në punët e brendshme” nga ana e SHBA-ve, deri në vitin 1934. Me revolucionin kastrist të 1959-tës, vendi eci sipas modelit politiko-institucional sovjetik; ndërsa SHBA dekretuan një embargo ekonomiko-tregtare, ende në fuqi. Sipas Kushtetutës, vendin e udhëheq Partia Komuniste Kubane; partitë e tjera nuk lejohen. Asambleja Kombëtare, e formuar nga 614 anëtarë, të zgjedhur për një mandat prej pesë vjetësh, zgjedh Këshillin e Shetit, me 31 anëtarë. Kryetari i Këshillit të Shtetit, është edhe president e kryeministër.
Kuba është anëtare e OKB-së dhe e Organizatës Botërore të Tregtisë(WTO)
Kryeqyteti: Havana (2.141.993 banorë).
Qytete të rëndësishme: Santiago de Cuba (446.233 banorë) Kamaguei(307.841 banorë), Holguín (294.313 banorë); Santa Klara (220.210)
Gjuha zyrtare: spanjolle.
Sipërfaqja: 110.861 kmk (1/3 e sipërfaqes së Italisë)
Popullsia: 11. 242. 000 banorë
Besimet: katolikë(60%); protestantë(3%), të tjerë (37%).
Monedha: Peso kubane ( 1€ =1,3 peso).PBB (Prodhimi i Brendshëm Brut)/banorë: 5.596 $ US në vitin 2010.







All the contents on this site are copyrighted ©.