2012-03-26 19:05:20

Përshëndetja festive e “mariachi” për Papën. Benedikti XVI: “Meksika do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”


Në përfundim të Lutjeve mbrëmësore të djeshme, Benedikti XVI përjteoi edhe një çast simpatik, jashtë programit. Një grup “mariachi” – muzikantë tradicionalë meksikanë – improvizoi disa këngë për të, duke e thirrur Papën për një përshëndetje tjetër. Papa u paraqit sërish para turmës festive, me sombreron e bardhë meksikane në kokë:
“Queridos amigos, muchisimas gracias, për këtë entuziazëm. Jan shumë i lumtur këtu mes jush. Kam bërë shumë udhëtime, por nuk jam pritur kurrë me kaq entuziazëm. Do t’i marr me vete në zemër, përshtypjet e këtyre ditëve. Meksika do të jetë në zemrën time përgjithmonë”.
Lutem prej kohësh për Meksikën, vazhdoi Papa, por tani do të lutem edhe më shumë. E kujtoi parardhësin e entuziazmin me të cilin fliste për Meksikën, Gjon Pali II:
“Tani e kuptoj pse Papa Gjon Pali II thoshte: ‘Unë e ndjej veten Papë meksikan”
E këtu, tingujt e “mariachi” u mbulua nga oshëtima e turmës: “Benedicto, hermano, Papa mexicano”.







All the contents on this site are copyrighted ©.