2012-03-26 18:35:41

Kardinal Bertone ipeshkvijve në Meksikë: liria fetare duhet mbrojtur


Në programin e së dielës të Papës Benedikti XVI në Meksikë, edhe darka me ipeshkvijtë, ku mori pjesë presidenti meksikan, Felipe Calderòn. Rast për të folur për impenjimin e kontributin e Kishës në vend, por edhe për pritjen, që iu rezervua Atit të Shenjtë. Kujtojmë se Papa shkon në Meksikë e në Kubë jo vetëm si kreu i Kishës Katolike, por edhe si kreu i Shtetit të Vatikanit. E pikërisht më 21 shtator 2012, Meksika do të kremtojë 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë. Sfidat e momentit i paraqiti Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone:
“Si Kisha, ashtu edhe shteti kanë një detyrë të përbashkët, secili në misionin e vet të veçantë, për mbrotjen e të drejtave themelore të njerëzve. Ndër to, në veçanti, lirinë e njeriut për të kërkuar të vërtetën e për të shprehur bindjet e veta fetare, si privatisht, ashtu edhe publikisht, gjë që duhet njohur e garantuar nga ligji. Urojmë që në Meksikë, kjo e drejtë themelore të konsolidohet gjithnjë e më shumë, me vetëdijen se shkon shumë përtej lirisë së thjeshtë të kultit”.
Gjatë këtyre muajve, parlamenti meksikan po punon për reformimin e Kushtetutës, pikërisht përsa i përket temës së lirisë fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.