2012-03-25 09:54:40

Shtegtimi i Papës në Meksikë e në Kubë: programi në vijim


Papa, bari e shtegtar në Meksikë e Kubë (23-29 mars 2012)
Shtegtimi i 23-të apostolik i Atit të Shenjtë drejt Meksikës e Kubës.
Sot, 25 mars, Papa u takua me fëmijët në Plaza de la Paz të Guanajuatos. Më pas do të kryesojë Meshën Shenjte në Parkun e Dyqindvjetorit të Pavarësisë, hapësirë e gjerë, kushtuar luftës kombëtare meksikane.
Po këtu do të kremtojë edhe Lutjen e Engjëllit të Tënzot.
Në mbrëmje, do t’u prijë Lutjeve mbrëmësore me ipeshkvijtë e Meksikës e të Amerikës Latine, në Katedralen e Zojës së Dritës.Do të largohet nga Meksika më 26 mars, pas ceremonisë së lamtumirës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Guanajuatos (León), ndërsa e pret Aeroporti Ndërkombëtar “Antonio Maceo” i Kubës, në festë.







All the contents on this site are copyrighted ©.