2012-03-24 14:16:19

Shtegtimi i Papës në Meksikë e në Kubë: programi, në vijim


Papa, bari e shtegtar në Meksikë e Kubë (23-29 mars 2012)
Është shtegtimi i 23-të apostolik ky, që nisi Ati i Shenjtë drejt Meksikës e Kubës.
Veprimtaria e parë ishte takimi me gazetarët në avionin papnor, dje, më 23 mars. pasuar nga ceremonia e mirëseardhjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Guanajuatos (León).
Sot, në orën 18.45 me orën vendase, 02.45 me atë evropiane (kujtojmë ndryshimin e orës) Papa do të takohet me fëmijët në Plaza de la Paz të Guanajuatos. Më pas do të kryesojë Meshën Shenjte në León, në Parkun e Dyqindvjetorit të Pavarësisë, hapësirë e gjerë, kushtuar luftës kombëtare meksikane.
Po këtu do të kremtojë edhe Lutjen e Engjëllit të Tënzot.
Në mbrëmje, do t’u prijë Lutjeve mbrëmësore me ipeshkvijtë e Meksikës e të Amerikës Latine, në Katedralen e Zojës së Dritës.
Do të largohet nga Meksika më 26 mars, pas ceremonisë së lamtumirës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Guanajuatos (León).Një festë lamtumire, që pasohet nga një tjetër, mirëseardhjeje, në Aeroportin Ndërkombëtar “Antonio Maceo”, të Kubës.







All the contents on this site are copyrighted ©.