2012-03-23 15:18:13

Telegrame të tjera të Papës gjatë udhëtimit për në Meksikë


Përveç presidentit italian, Papa Benedikti XVI u dërgoi telegrame edhe krerëve të të gjitha shteteve, mbi të cilat kaloi avioni i tij. Ati i Shenjtë përshëndeti e bekoi francezët, siguroi lutje për popullin britanik dhe Mbretëreshën Elizabeta II, u uroi paqe e begati irlandezëve, çdo të mirë danezëve e kanadezëve e në fund, përshëndeti presidentin amerikan Barak Obama dhe popullin e SHBA-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.