2012-03-23 17:43:09

Qyteti meksikan León


León de Los Aldama, (shtet i Guanajuatos) është qyteti i katërt më i rëndësishëm i vendit, pas Qytetit të Meksikos, Guadalajarës e Monterreyt. I themeluar në vitin 1576, sot ka 1.400.900 banorë. Është qytet plot gjallëri, me industri shumë të zhvilluar (njihet kryesisht për përpunimin e lëkurës dhe për prodhimet e saj). Pjesa e lashtë e qytetit, është qendra, me arkitekturë tipike koloniale, me Harkun e Kalzadës, në maje të të cilit shihet shtatorja e një luani, ndërtuar fillimisht në rrethinat e qytetit, si simbol i mirëseardhjes për vizitorët, mbartur, pastaj, në qendër të qytetit dhe me Panteonin Taurino, muze e gjelltore shumë tradicionale, lindur për nder të Fiesta Brava dhe të korridave, brendia e të cilit shërben edhe si arenë për ndeshjet me dema. Ndër takimet ndërkombëtare, kujtojmë Panairin e León, një nga më të rëndësishmit në Meksikë, që vizitohet nga miliona turistë e që kremtohet më 20 janar të çdo vitit, datë e themelimit të qytetit dhe Festivalin Ndërkombëtar të Balonave, që organizohet çdo vit në fund të nëntorit, në Parkun Metropolitan të León.







All the contents on this site are copyrighted ©.