2012-03-23 14:17:08

Papa Napolitanos: kah Meksika e Kuba, me mesazhin e shpresës


“Po nisem për në Meksikë e në Kubë, për të mbështetur misionin e Kishës vendase e për të çuar mesazhin e shpresës”. Kështu i shkruan Benedikti XVI presidentit të Republikës italiane, Giorgio Napolitano, në telegramin e nisjes nga Roma. Papa i uron mirëqenie shpirtërore, civile e shoqërore Italisë dhe popullit italian.Në mesazhin e përgjigjes, Napolitano, nga ana e tij, shkruan: “E madhe është vëmendja, me të cilën e shikon mbarë bashkësia ndërkombëtare këtë mision të ri të Papës, e të thella, shpresat e popullsive, që po shkoni t’i takoni”.
Presidenti italian është i bindur se “vizita e Papës do t’u përcjellë ndjenja afërsie e bashkimi popullsive të këtyre vendeve si dhe mbarë kontinetit latinoamerikan”. “Kjo vizitë, përfundon, do të jetë një ftesë e lartë morale, për të përballuar me frymë të re solidariteti e bashkimi, sfidat e rëndësishme civile e shoqërore, që i presin kombet meksikane e kubane”.







All the contents on this site are copyrighted ©.