2012-03-22 18:50:17

Shtetet e Bashkuara Meksikane


Shtet i Amerikës veriore, në veri Meksika kufizohet me SHBA-në; në Jug-Lindje, me Belizën e Guatemalën; del në Oqeanin Atlantik (Gjiri i Meksikës dhe Deti i Antileve)e edhe në Oqeanin Paqësor. Në rrafshnaltën qendrore, me maja, që i kapërcejnë 5000 metrat, lartohen Sierra Mëmë Perëndimore e Sierra Mëmë Lindore; Jugu i vendit vijon me zona të përthyera dhe fusha të gjera. Meksika ka dy gadishuj: atë të Kalifornisë (perëndim) e të Jukatanit (lindje)
E pushtuar nga Spanja (1520-22), Meksika fitoi pavarësinë më 1821. Sot është Republikë federale e tipit presidencial, e përbërë nga 31 shtete dhe nga një Distrikt federal: kryeqyteti. Presidenti federal, i zgjedhur me votime të përgjithshme për një mandat të papërsëritshëm prej gjashtë vjetësh, është edhe kryeministër. Parlamenti (Kongresi i Bashkimit), ka dy dhoma: Dhomën e Deputetëve (500 të zgjedhur për 3 vjet) dhe Senatin (128 anëtarë të zgjedhur për 6 vjet, 2/3 e të cilëve rizgjidhet çdo tri vjet). Secili shtet, si dhe Distrikti federal, zgjedhin Governatorin dhe Asamblenë e vet. Sistemi ligjor bazohet mbi të drejtën kontinentale evropiane, me ndikim nga teoria kushtetuese e SHBA. “Ley Indigena”(2001) njeh kulturën dhe të drejtat themelore të popullsive vendase dhe u jep pavarësi të gjerë administrative, në zonat ku jetojnë.
Meksika është anëtare e Bashkëpunimit Ekonomik Azi- Paqësor (APEC), e Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (EBRD), e Marrëveshjes Veriamerikane për Shkëmbime të Lira ndërmjet SHBA-ve, Meksikës e Kanadasë(NAFTA); e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), e OKB-së, e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO).
Kryeqyteti: Qyteti i Meksikos (9 milionë banorë, 19 milionë, me gjithë rrethina).
Qytete të rëndësishme: Guadalajara (1.600.940 banorë) Puebla (1.485.951 banorë), Monterri (1.133.814 banorë).
Gjuha zyrtare: spanjolle; përdoren edhe idiomat amerinde: náhuatl, maja, miksteko.
Sipërfaqja: 1. 958.201 kmk (gjashtë herë sa Italia)
Popullsia: 108. 426. 000 banorë
Besimet: katolikë(92%); protestantë(5%), jo besimtarë(3%).
Monedha: Peso meksikane ( 1€ =17 MXN)
PBB (Prodhimi i Brendshëm Brut)/banorë: 14.430 $ US në vitin 2010.







All the contents on this site are copyrighted ©.