2012-03-21 18:27:53

Të paktën 1000 misionarë janë vrarë në periudhën 1980-2011


Në 30 vjet, janë vrarë mëse 1000 misionarë. Sipas të dhënave të agjencisë Fides, në dhjetëvjeçarin 1980-1990, në botë kanë humbur jetën, duke i shërbyer Krishtit e Kishës, 115 misionarë. Shifra nuk është e saktë, pasi flet vetëm për rastet e sigurta, që janë bërë publike. Po të shohim dhjetëvjeçarin e mëpasmë, 1990-2000, numri i misionarëve të vrarë rritet në 604, vërtet më i madh, por duhen pasur parasysh disa faktorë: genocidi ruandez i 1994-ës, që shkaktoi 248 viktima në gjirin e Kishës Katolike; rritja e aftësisë së mass mediave për të dhënë lajme edhe nga zona, ku më parë ishte e pamundur të shkohej; dhe fakti që në numërim merret parasysh krejt personeli kishtar e jo vetëm misionarët ‘ad gentes’. Nga viti 2001 deri në vitin 2010, numri kalon në 255. Ndërsa në vitin 2011, janë vrarë 26 veprimtarë të Kishës: 18 meshtarë, 4 rregulltare dhe 4 laikë, duke treguar se të dëshmosh Krishtin, akoma edhe sot e kësaj dite, mund të kërkojë martirizimin, ashtu si për të krishterët e parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.