Vepra ‘E mbsuame e krështerë’ e priftit arbëresh Lukë Matranga
520 vjet më parë prifti abëresh papas Lukë Matranga (1560-1519), që njihet gaminisht
si Lekë Matrënga, e përfundoi Doktrinën e parë të Krishterë në dialektin toskë
me titullin ‘E mbsuame e krështerë’. Pra, më 20 mars të vitit1592 në Piana dei
Greci të Sicilisë, dom Lukë Matranga përfundoi veprën e dytë të shqipes së shkruar,
pas Mesharit të dom Gjon Buzukut. Titullohet ‘E mbsuame e krështerë’ e është
doktrina apo katekizëm i parë i krishterë në gjuhën shqipe. Katekizmi prej njëzetetetë
faqesh, u përkthye nga vepra e jezuitit spanjoll, Jakob Ledesma (1516-1575) shkruar
latinisht. Kopja e përkthimit në dorëshkrim, që ka ardhur deri në ditët tona në variante
të ndryshme, i pari nga të cilët me sa duket me shkrimin e vetë Matrangës, është kataloguar
nën Codex Barberini Latini 3454 në Bibliotekën e Vatikanit. Varianti i botuar, u shtyp
në Romë më 1592 nga Gulielmo Façoto 'me lejen e të parëve' dhe një variant i dorëshkrimit,
i zbuluar nga Skiroi më 1909, u botua me shënime të prof. M. La Piana në revistën
Roma e l’Oriente më 1912, një tjetër zbulim u bë nga Mario Rok (Mario Roques) më 1932. Titulli
i plotë i botimit është: "Embsuame e chraesterae. Baeaera per tae Vrtaenae Atae
Ladesmae sciochiaeriet Iesusit. E prierrae laetireiet mbae gluchae tae arbaeresciae
paer Lecae Matraengnae. Imbsuam i Cullegit Graec tae Romaesae. Dottrina
Christiana. Composta dal Reuerendo P. Dottor Ledesma della Compagnia di Giesù. Tradotta
di lingua Italiana nell'Albanese per Luca Matranga alumno del Collegio Greco in Roma" (Doktrina
e krishterë. Bërë nga i urti Atë Ledesma i Shoqatës së Jezusit. Përkthyer nga italishtja
në gjuhën arbëreshe nga Lekë Matranga, student i Kolegjit Grek të Romës.) Vepra
e Matrangës përmban një hyrje në italishte, një vjershë me tetë vargje që përbën llojin
e parë të vargut të shkruar në shqip, si dhe katekizmin në formën e dialogut ndërmjet
meshtarit e besimtarit që përgatitet për të marrë sakrakmentet. U hartua për t'u përdorur
nga arbëreshët që nuk e kuptonin variantin italisht të katekizmit dhe u përdor nga
qindra familje me prejardhje shqiptare në Kalabri e në Pulje. Ja edhe vjersha,
titulluar ‘Këngë e përshpirtshme” që konsiderohet si një nga vargënimet e para në
gjuhën shqipe: “Gjithëve u thëres, kush do ndëliesë, Të mirë të krështe, bura
e gra, mbë fjalët të Tinëzot të shihi Meshë, se s’ishtë njerii nesh që mkatë
s’’kaa;; e lum kush e kujton se ka të vdesë, e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa, se
Krishti ndë parrajsit i bën pjesë, e bën për bijr të tij e për vëlla”… vargje
që në shqipen e sotme tingëllojnë si thirrje aktuale drejtuar besimtarëve në këtë
kohë të fortë Krezhmësh: Të gjithëve ju thërres, kush do ndjesë, Të krishterë
të mirë, burra e gra, me fjalë të Tënzot të shihni Meshë, se s’është njeri prej
nesh që mëkate s’ka. E lum kush kujton se do të vdesë. E mendtë bashkë në Tënzonë
i ka, se Krishti në parajsë atij i bën pjesë, e bën për bir të tij e për vëlla”.
Vetëm me 28 faqe, ‘Doktrina e Krishterë’ e Matrangës është me rëndësi historike e
letrare jo vetëm si botimi i dytë më i vjetër i letërsisë shqiptare, por edhe si vepra
e parë e shkruar në toskërishte nga një arbëresh.