2012-03-20 16:11:05

Masakra e Tuluzës: një minut heshtje në shkollat franceze. Në Jeruzalem, funerali i viktimave


Me një minut heshtje, të gjitha shkollat e Francës, u mblodhën në orën 11.00 për të nderuar viktimat e masakrës së djeshme në shkollën hebraike të Tuluzës, ku mbetën të vrarë një mësues dhe tre fëmijë. Një numër i pafund njerëzish ecën të heshtur në oborrin e bashkisë së qytetit në jugperëndim të Francës. Presidenti Sarkozì premtoi se do të bëhet ç’është e mundur për të kapur autorin e kësaj tragjedie. Ndërkaq, nesër në Jeruzalem, do të kremtohet funerali i mësuesit të fesë, i dy bijve të tij dhe i vajzës së drejtorit të shkollës, viktima të masakrës.







All the contents on this site are copyrighted ©.