2012-03-20 16:11:20

Brenda vitit 2015 do të lindë Bashkimi Euroaziatik


Rusia dëshiron të ringjallë një lloj Bashkimi të vogël Sovjetik, sipas modelit të Bashkimit Evropian, me objektiv forcimin e integrimit ndërmjet ekonomive të vendeve ish-sovjetike. Marrëveshja për formimin e Bashkimit Euroaziatik, lindja e të cilit parashikohet më 1 janar 2015, u dha nga presidenti rus Medvjedjev, me rastin e mbledhjes së Bashkësisë Ekonomike Euroaziatike, që u zhvillua dje në Kremlin. Ukraina do të marrë pjesë vetëm si vëzhguese, në pritje që të zgjidhet çështja e furnizimit të saj me gazin rus. Në këtë bashkësi, aktive që nga viti 1996, marrin pjesë përveç Rusisë, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizistani dhe Taxhikistani. Vëzhgues, përveç Ukrainës, edhe Armenia e Molldavia.







All the contents on this site are copyrighted ©.