2012-03-19 10:21:30

Sot Kisha katolike kremton solemnitetin e Shën Jozefit, fatit të së Lumes Mari Virgjër e pajtorit qiellor të Kishës Universale.


Ky kremtim ka rrënjë të thella biblike: Jozefi është patriarku i fundit, të cilit Zoti i flet përmes udhës së përvujtë të ëndrrave. Ashtu si Jozefi i Besëlidhjes së Vjetër, shën Jozefi është njeri i drejtë e besnik (Mt 1,19), që Zoti e ka zgjedhur si rojtar të shtëpisë së vet. Ai lidh Jezusin, mbretin mesianik, me pasardhësin e Davidit. Fati i Marisë dhe ati adoptuar i Jezusit, Jozefi e udhëheq Familjen Shenjte në ikje dhe në kthim nga Egjipti, duke përshkuar rrugën e Daljes.
Papa Piu IX e shpalli Pajtor qiellor të Kishës Universale; Papa Gjoni XXIII e radhiti emrin e shën Jozefit në Kanunin Romak (Meshari Romak).
Po kujtojmë se Papa Gjon Pali II i kushtoi figurës dhe misionit të shën Jozefit në jetën e Krishtit e të Kishës, nxitjen Apostolike “Redemptoris Custos” - “Rojtari i Shëlbuesit”, nënshkruar më 15 gusht 1989.







All the contents on this site are copyrighted ©.