2012-03-19 15:54:35

Papa kremton ditën e emrit. Atë Lombardi: Benedikti XVI frymëzohet nga Shën Jozefi, njeri i drejtë e i përvuajtur


Sot, 19 mars, Solemniteti i Shën Jozefit, Papa kremtoi ditën e emrit. Të dëgjojmë urimet e atë Lombardit, në emër të të gjithë anëtarëve të familjes së madhe të Radio Vatikanit, të Qendrës Televizive e të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë:
“Shën Jozefi e mbarshtonte familjen e tij, si “ai që shërben’. Na mëson, kështu, se mund të duash, pa sunduar, e na zbulon sekretin e të jetuarit në prani të misterit. Në shpirtin e tij feja e veprimi nuk ndahen kurrë, sepse është feja ajo, që i drejton të gjitha veprimet e tij.
“Është njeri i drejtë, sepse jeta e tij drejtohet gjithnjë sipas Fjalës së Zotit”. Kështu e cilësonte pak kohë më parë Papa, në një homeli mrekullisht të bukur, në të cilën ndjehej fuqimisht devocioni dhe frymëzimi nga ky model i përvuajtur e i përkryer (18 mars 2009, Lutjet Mbrëmësore në Jaundé). Me këtë shpirt, i urojmë me gjithë zemër Papës një ditë emri të qetë, që ta mbushë me gjallëri e forcë për impenjimet e ardhshme të fesë e të shërbimi”.
Një zëri, Papës: e gëzosh emrin! Për shumë vjet!







All the contents on this site are copyrighted ©.