2012-03-19 12:38:17

Më 19 mars u botua enciklika e Piut XI “Divini Redemptoris” kundër komunizmit ateist


Enciklika e Papës Piut XI “Divini Redemptoris”, botuar më 19 mars 1937 i kushtohet denoncimit e gabimeve të komunizmit ateist. Me këtë Letër enciklikë Papa Piu XI denoncoi gabimet e komunizmit, që “e zhveshi njeriun nga liria e tij duke i dhunuar dinjitetin personit njerëzor e përbuzur çdo vlerë morale, e si pasojë duke udhëhequr shoqërinë drejt humnerës, pa kthim e shpëtim. Për Papën Piun XI komunizmi ateist është “ në thelb degjenerues” që ka qëllime të mbrapshta, në të cilat fshehët ideja e “rreme” e shpëtimit dhe përparimit.
Me ‘Mit brennender sorge’, botuar pesë ditë para, Papa Piu XI i jep një goditje të fuqishme dhe denoncon publikisht ideologjitë dhe regjimet totalitare të epokës, komunizmin dhe nazizmin.







All the contents on this site are copyrighted ©.