2012-03-15 13:27:17

Zi kombëtare në Belgjikë për vdekjen e fëmijëve në Sierre. Ngushëllimet e Papës


Bota tronditet nga tragjedia e së martës mbrëma, kur një autobuz me nxënës nga Belgjika, që po ktheheshin në shtëpi pas një jave me ski në Zvicër, pësoi aksident, duke shkaktuar vdekjen e 28 personave, ndër të cilët 22 fëmijë. Belgjika shpalli një ditë zie kombëtare e mbrëmë, gjatë lutjes për viktimat e familjarët e tyre në katedralen e Luvenit, u lexua edhe mesazhi i ngushëllimit i Papës Benedikti XVI për të gjithë njerëzit, e përfshirë në këtë fatkeqësi. Pasi u takua me prindërit e fëmijëve, që humbën jetën në aksident, ipeshkvi i Haselt, imzot Patrik Hugmartens u shpreh kështu:RealAudioMP3
“Ishte një takim pa shumë fjalë, njerëzit qanin… Disa prej tyre më thoshin: “Ku është Zoti?”. U përgjigja se jam i sigurtë që Zoti është i pranishëm edhe në këtë çast, në zemrat e tyre. Shpresoj që feja t’i ndihmojë prindërit, familjet e, edhe dy shkollat”.








All the contents on this site are copyrighted ©.