Emri Boko Haram është bashkim i fjalëve “edukimi perëndimor është mëkat”, domethënë
“haram”. Sekt fetar fondamentalist islamik, shumë aktiv në Nigeri, kërkon rivendosjen
e Shari’a islamike, apo Sheriatit, si ligj themelor në 36 shtetet e kombit. Grupi
u themelua në vitin 2002 në Maiduguri nga Ustaz Mohamed Jusuf, militant e lider i
sektit deri në vrasjen e tij, në korrik 2009. Në vitin 2004 selia u transferua në
Kanamma (Jobe), ku krijoi një qendër operative, të quajtur “Afganistan”. Prej këndej
nisi sulmi kundër kishave të krishtera e bashkësive të krishtera. Kjo është rrënja,
që duhet shkulur.