2012-03-12 18:42:18

Kryeipeshkvi i Kanteburit: punojmë për bashkimin e plotë


Kryeipeshkvi i Kanterburit, Rouan Uiljams, e përfundoi sot pasdite vizitën në Itali, me një shtegtim në Montekasino, pas takimit privat me Papën në Vatikan dhe kremtimit të Lutjeve mbrëmësore në Bazilikën romake të Shenjtorëve Andrea e Gregori, në Çelio, në kuadrin e njëmijëvjetorit të themelimit të Eremitazhit Kamaldolez.Ta dëgjojmë primatin e Bashkimit anglikan, Rouan Uiljams, në mikrofonin tonë, duke filluar nga biseda private me Benediktin XVI:RealAudioMP3

Përgjigje: – Very much a private conversation, just touching days.
Ishte një bashkëbisedim thjesht privat, në këto ditë, që të prekin në thellësi të shpirtit. Folëm paksa për situatën në Lindjen e Mesme, për përgjigjen, që po i japin kishat kësaj situate, për ndjesinë e përbashkët të ankthit, të zhgënjimit e të pasigurisë për të papriturat, që mund t’i ruajë e ardhmja kësaj zone. Folëm për sinodin kushtuar ungjillëzimit të ri e për atë, që do të them në vjeshtë, kur do të vi për të marrë pjesë në Sinod, e edhe për fjalimin, që mbajta kohët e fundit në Gjenevë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e për nevojën e kërkimit të lidhjes së ngushtë të teologjisë së krishterë me të drejtat e njeriut. Si gjithnjë, ishte bisedë, e cila të ngarkon me detyra shumë të rëndësishme.

Pyetje: - Ju erdhët të kremtoni Mbrëmësoret, së bashku me Benediktin XVI, në Kishën e Shën Gregorit, në Çelio, duke ndjekur një traditë, nisur nga paraardhësit: prej këndej, nuk mund ta quajmë ngjarje historike. Por besojmë se duhet të jetë tejet e rëndësishme për bashkimin, ndonëse jo të plotë, ndërmjet dy Kishave, apo jo?

Përgjigje: - I think the fact that three successors archbishops have been to San Gregorio
Besoj se fakti që tre Kryeipeshkvij të Kanterburit e përsëritën dhe e ruajtën zakonin e vizitës në Shën Gregor, do të thotë njohje e faktit historik se misioni i krishterë në Angli nisi këtu, e është mirë të vijmë e të nderojmë kujtimin e Shën Gregorit e të Shën Agostinit të Kanterburit; e me të, të rikthehemi dalë tek rrënjët e përbashkëta, tek historia e përbashkët, tek një e kaluar, që e jetuam bashkë, për të ripohuar bashkimin që, në një farë mënyre, e kemi brenda nesh edhe në të sotmen tonë. Në të vërtetë, ne kthejmë kokën pas, për të parë të kaluarën tonë të përbashkët. Deri të krishterët më protestantë anglezë e pranojnë se rrënjët e misionit nisin këtu, janë këtu. Kështu mund të pohojmë se kemi prejardhje të përbashkët, e është pikërisht kjo prejardhje, që na mundëson të krijojmë lidhje të vërtetë familjare e, natyrisht, na nxit të punojmë që kjo lidhje të jetë e plotë, sakramentore dhe e dukshme në kohët, që do t’i caktojë vetë Zoti!

Pyetje: - Arsyeja kryesore e kësaj vizite është kremtimi i njëmijëvjetorit të bashkësisë kamaldoleze, me seli në manastirin e Shën Gregorit. Gjatë këtyre tri ditëve ju vutë vazhdimisht theksin mbi vlerat e jetës murgare, duke i parë si një lloj ‘road map” për atë që, aktualisht, shumëkush e shikon si një lloj udhe pa dalje, domethënë, për udhën ekumenike...

Përgjigje: - The importance of monasticism both for ecumenism and mission …Rëndësia e monakizmit si për ekumenzimin, ashtu edhe për misionin, edhe për këtë po flitet shumë këto ditë, besoj që duhet parë në faktin se bashkësia murgare, për vetë natyrën e saj, është bashkësi e mbledhur rreth Fjalës së Zotit. Është fjala për një bashkësi njerëzish, që nuk kanë lidhje gjaku, as fisi, por janë mbledhur për të jetuar bashkë, për të kënduar së bashku Psalme e, sidomos, për t’i lartuar lutje Krishtit. Tani ky koncept flet vetë për rrënjët më të thella të ekumenizmit, e edhe të misionit. Flet vetë e na thotë se një bashkësi, që jeton në këtë mënyrë, të tërheq, rrezaton diçka të madhe.... Sonte, në Montekasino, fola posaçërisht për përmasën misionare të jetës murgare. Kjo nuk do të thotë se të gjithë murgjërit duhet të nisen nëpër botë si misionarë, por, siç na kujton Beda në “Historinë” e tij, agimi i krishtërimit në Angli ka lidhje të ngushtë me jetën apostolike, ashtu si e jetonin Agostini dhe shokët e tij, duke i tërhequr fort njerëzit me varfërinë, thjeshtësinë e mikpritjen, që i propozonin, ashtu si i jetonin.








All the contents on this site are copyrighted ©.