2012-03-07 16:46:48

Rumnej fiton një etapë të rëndësishme të garës drejt kandidaturës për president


Ditë e rëndësishme, e djeshmja, në SHBA-të, ku në 10 shtete u votua për kandidatin republikan, që do të sfidojë Barak Obamën në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit. Mit Rumnej, kandidati mormon, fitoi në gjashtë shtete, por në shtetin e rëndësishëm të Ohajos, ai mori vetëm një votë më shumë se katoliku Rik Santorum. Miliarderi mormon fitoi lehtë në Virgjinia, Vermont, Idaho e në Masaçusets, ku ka qenë guvernator. Beteja ndërmjet kandidatëve vazhdon tani me etapat e tjera, gjatë të cilave republikanët do të japin pëlqimin për njërin nga kandidatët, që gjithsesi, do të vendoset në fund të gushtit, në “Convention” republikane të Tampës, në Florida.







All the contents on this site are copyrighted ©.