Poeti arbëresh, Zef Serembre në përvjetorin e lindjes
Si sot, më 6 mars 1843, në Shën Kozmën e Arbëreshëve të Kozencës në Itali, lindi poeti
i shquar arbëresh, Zef Serembre (1843-1891). Shkrimtar e poet tejet i frytshëm la
pas vepra të shumta të pabotuara; krijimtaria e tij poetike qe botuar në gazeta e
rivista; Krijimtaria poetike e Zef Serembres është e lidhur ngushtë me periudhën e
lëvizjes kombëtare shqiptare. Thuhet se ka patur një krijimtari të pasur, por pas
kthimit në Brazil humbi gjithë dorëshkrimet me drama, poema, poezi e përkthime. I
nipi i tij, Kozmo Serembe, mblodhi çfarë gjeti nga krijimtaria e Zef Serembes dhe
i botoi me titullin "Vjersha" më 1926. Ndër titujt e përfshirë janë: "Për lirinë e
Venetisë", "Zonjës Elena Gjika", "Fati", "Jeta e Shën Mërisë së virgjër", "Kënga e
mallit të parë", "Më të bukurës që është në Strigar", etj. Zef Serembre vdiq në Brazil
më 19 shkurt 1891 në një gjendje të rëndë mendore.