2012-03-06 16:24:10

Kori i Abacisë së Uestminsterit


Njihet në nivel botëror si një nga më të rafinuarit e llojit të vet. Në të bëjnë pjesë 20 djem, që frekuentojnë Shkollën rezidenciale të Korit të Abacisë, dhe 12 këngëtarë profesionistë të rritur, që njihen si “Lay Vicars”. Kori ka rol parësor në shërbimin koral të përditshëm të Abacisë, si edhe në kremtimet zyrtare – mbretërore, shtetërore apo kombëtare. Përveç detyrave në Uestminster, Kori ka edhe një program të ngjeshur me koncerte e turne, që e kanë çuar nga SHBA-të, në Lindjen e mesme, në Spanjë, në Francë, në Poloni e në Rusi. Drejtohet nga organisti e mjeshtri i koristëve, James O’Donnell.







All the contents on this site are copyrighted ©.