Dhimbja e Papës për viktimat e aksidentit hekurudhor në Poloni
Benedikti XVI dërgon një telegram ngushëllimi për viktimat e aksidentit hekurudhor
të së shtunës në Poloni, i cili shkaktoi 16 të vdekur e mëse 50 të plagosur. Në telegramin,
që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone,
Papa shpreh afërsinë e tij shpirtërore me familjarët e viktimave e merr pjesë në zinë
e gjithë Polonisë. Ati i Shenjtë e lut Zotin të ketë mëshirë për viktimat e t’u japë
jetën e pasosur, si edhe t’u dhurojë guxim e paqe atyre, që vuajnë për shkak të kësaj
tragjedie.