2012-03-06 16:24:49

Abacia e Uestminsterit


U themelua nga Shën Dunstani në vitin 960, prandaj është e pasur me mëse njëmijë vjet histori. Murgjërit benedektinë nisën aty traditën e kultit liturgjik të përditshëm, që vazhdon edhe në ditët tona. Abacia e Westminster-it/Abacia e Uestminsterit emri i plotë i se cilës është Kisha Kolegjiale e Shën Pjetrit në Uestminster, sot është Kishë anglikane seli tradicionale e kurorëzimeve dhe e varrosjes se monarkëve britanike që nga viti 1066. Ka gjasa të jetë ndërtuar në shekullin VIII si Kishë e Shën Pjetrit. Në vitin 960 kthehet në kuvend të murgjve benedektinë. Falë donacioneve të mbretit Edgar e sidomos të mbretit Eduardi II Rrëfyestari i varrosur në Kishë dhe i shpallur shenjt në vitin 1161, abacia zgjerohet dhe lulëzon deri në vitin 1534 kur Akti i Supremacisë së Henrikut VIII sanksionon ndarjen e Kishës angleze nga ajo katolike romake. Si rrjedhim kuvendet katolike shkrihen dhe pronat e tyre konfiskohen. Abacia bëhet Kishë Katedrale anglikane e dioqezës së Uestminsterit, pastaj katedralja e dyte e dioqezës së Londrës por edhe sot mbetet nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të sovraneve britanikë. Abacia ka 156x34 m tavani 34 m i lartë ka një navatë qendrore gotike që është më e gjata në Britaninë e Madhe. Në navatën e djathtë një pllakë mbi dysheme për nder të themeluesit të skautizmit Robert Baden-Pauell i cili vdiq në vitin 1941. Gjate navatës qendrore sapo hyn ne Abaci gjendet varri i Ushtarit të Panjohur dhe një pllakë që kujton Ser Uinston Curcill. Brenda Kishës ndodhen varret e shumë personazheve historike ndër të cilët disa shenjtorë. Në Këndin e Poetëve varret ose pllakat përkujtimore të Shekspirit, Dikensit, Kiplingut etj.. Pas elterit kryesor mbi të cilin duket madhështor një mozaik me Darkën e Mbrame të Jezusit me Apostujt gjenden Kapelat mbretërore. Kryesorja i kushtohet Henrikut VII dhe ka tre navata. Brenda Kishës ruhet froni i mbretit Eduard ku ulen sovranet gjatë kurorëzimit akt që bëhet këtu që nga Krishtlindja e vitit 1066 datë e kurorëzimit të Guljelmit Konkuistator. Në Abaci gjenden edhe dy shkolla ajo e Uestminsterit themeluar nga benedektinët në vitin 1179 dhe shkolla e Korit të Abacisë së Uestminsterit.







All the contents on this site are copyrighted ©.