2012-03-05 17:05:19

Zgjedhjet legjislative në Iran: një e pesta e vendeve, në ballotazh


Në Iran do të zhvillohet ballotazh për të paktën një të pestën e vendeve në parlament. Ky është rezultati i votimeve të së premtes së kaluar, në të cilat nuk u lejua pjeemarrja e reformistëve të moderuar, duke kritikuar rëndë regjimin në fuqi. Ndërkaq, në takimin e sotëm me kryeministrin izraelit, Netanijahu, presidenti amerikan, Barak Obama vuri në dukje se zotërimi i armëve bërthamore nga ana e Iranit përbën rrezik jo vetëm për Izraelin, por edhe për SHBA-të. Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes me armë kundër Teheranit.







All the contents on this site are copyrighted ©.