2012-03-01 15:03:02

Ushtrimet shpirtërore në Vatikan: meditim kushtuar temës “Zoti është dashuri”


Dita e katërt e Ushtrimeve shpirtërore për Kreshëm në Vatikan. U fol për temën “Zoti është dashuri”. Autori i meditimit, kardinali Laurent Monsengwo Pasinya, kryeipeshkëv i Kinshasës, u propozoi Benediktit XVI dhe anëtarëve të Kuries Romake, mbledhur në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit të Pallatit Apostolik, dy reflektime: i pari, mbi binomin “pendesë - pajtim”; i dyti, mbi “dashurinë ndërmjet vëllezërve”.
Pasdite, meditimi i tretë, me titull “Virgjëra Mari, Nënë e besimtarëve, model i bashkimit me Atin e Birin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.