2012-03-01 15:16:38

Nga veprimtaria e Kishës në botë


Sot, në Krahun e Karlit të Madh, më të majtë të Sheshit të Shën Pjetrit, në Vatikan, u hap ekspozita e titulluar “Verbum Domini”, - “Fjala e Zotit”, për të cilën folëm gjërë e gjatë në emisionin e djeshëm. Është fjala për një ekspozitë, përgatitur nga Scott Carroll, Biblioteka Apostolike e Arkivi i Vatikanit, e cila nga dita e sotme, 1 mars, i mundëson publikut të interesuar të vizitojë historinë e Biblës përmes 152 dorëshkrimeve e materialeve antike.

Ndërsa pranë Universitetit Papnor Lateranens, u mbajt konferenca e parë, me të cilën u hapën gjashtë takime, titulluar: “Të rilexohet Koncili. Historianë e teologë ballafaqohen”, kushtuar Koncilit II të Vatikanit. Punimet e takimi, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të universiteteve të ndryshme të botës, i kryeson imzot Enriko Dal Covio, Rektor i Madh i Universitetit Lateranens.

Në Romë, pranë Bashkësisë së Shën Egjidit, u mbajt kuvëndimi me temë “Pranvera arabe. Drejt një pakti të ri kombëtar”. Ndërmjet atyre, që folën për rrugët në kërkim të paqes në Lindjen e Mesme, ishte edhe Kujdestari françeskan i Tokës së Shenjtë, atë Pierbatista Picabala.

Po në Romë, pranë Hotelit Kombëtar, Fondacioni ‘Tokë e re’, dhe Qendra e Studimeve Tocqueville-Acton, organizuan një takim me temë “Kundërshtimi për arsye të ndërgjegjes, si e drejtë e njeriut”.Interesante, tema, shumë e diskutuar, kur është fjala për njerëz, të cilët nuk duan të kryejnë veprime, që i bien ndesh ndërgjegjes së tyre. Të rrokin armën, për shembull, ose të pranojnë kryerjen e krimeve të tilla, si aborti.
Gjatë këtij takimi, sollën kontributet e tyre disa studiues, përfaqësues të Universiteteve të ndryshme italiane e të huaja.







All the contents on this site are copyrighted ©.