2012-03-01 15:30:47

Krezhmët në Prishtinë: kohë e përgatitjes shpirtërore për Pashkë


Krezhmët janë kohë e volitshme liturgjike që na përgatisin për festën e Ngjalljes, Pashkët. E Kisha na fton në një kohë lutjeje, në një kohë agjërimi dhe pendese, duke na kujtuar se duhet ta ruajmë fort vetveten, me bindjen se lufta kundër së keqes dhe mëkatit nuk mbaron kurrë, sepse tundimi është realitet i çdo dite, ndërsa ligështia e besimi i kotë tek vetvetja, përvojë, që e jetojnë të gjithë. E përmes lëmoshës apo veprave bamirëse, Krezhmët duhet të jenë rast i përshtatshëm për t’i ndarë së bashku me vëllezërit e varfër dhuratat, që kemi marrë, e jo më pak, rast për t’i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të njerëzve të varfër e të braktisur. Po t’i kthehemi fillimit të Krezhmëve në kryeqytetin e Kosovës, për çka na njofton Rabie Ibraj..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.