2012-03-01 11:48:46

Konferencë mbi 20 vjet emigracion shqiptar në Itali


“21 VJET EMIGRACION SHQIPTAR NË ITALI. Këtë vit, përkujtohet 21 vjetori i fillimit të emigracionit nga Shqipëria, apo më mirë të themi, i eksodit të shqiptarëve, gjatë viteve ’90, vitet e rënies së regjimit komunist.
Të dhëna, përsiatje, njerëz, politika dhe perspektiva të ardhshme”. Pra më 2 mars në Tiranë, mbahet një konferencë mbi 20 vjetorin e emigracionit shqiptar në Itali, organizuar nga INAS, RAT, AGORÀ e FAI CISL. Punimet e kësaj konference do të zhvillohen,në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Blv. Gjergj Fishta, nr. 52 në Tiranë, nga ora 9.00 – 17.00.
Në këtë takim do të analizohen aspekte të ndryshme të fenomenit të emigracionit shqiptar në Itali, që filloi me rënien e diktaturës komuniste. Në këto 20 vite të emigrantë shqiptarë kanë arritur të shërohen prej shumë dukurive negative që pësuan nga regjimi komunist e të nisin nga fillimi një jetë të re.
Kjo konferencë do të ndalet mbi profilin e emigracionit shqiptar në Itali pas 20 vjetësh?
Sa shqiptarë banojnë e si janë të shpërndarë në territorin italian? Ku punojnë kryesisht?
Cila është gjendja civile e shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinjë? Po ndarja sipas gjinisë?
Sa të mitur e pensionistë shqiptarë jetojnë përtej detit?
Çfarë bëhet për mbrojtjen e të drejtave të tyre? Cilat janë politikat që ndjek shteti italian në fushën e imigracionit?
Po qeveria shqiptare çfarë strategjie po ndjek në lëmin e emigracionit? Çfarë imazhi kanë bashkatdhetarët tanë në Itali?
Cilat janë perspektivat e ardhshme të emigrantëve shqiptarë?
Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave, lidhur me një nga dukuritë më të rëndësishme sociale, do t’u përgjigjen studiuesit, politikanët, gazetarët, diplomatët, përfaqësuesit e organizatave të ndryshme, pra një sërë autoritetesh të fushës, italiane e shqiptare, që janë ftuar të japin kontributin e tyre në konferencë.
Konferenca bëhet nën patronazhin e Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Ministrisë së Punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta.
Po më hollësisht mbi këtë konferencë dhe emigracion shqiptar në Itali të dëgjojmë sociologun e studiuesin shqiptar Rando Devole në mikrofonin e Radio Vatikanit......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.