2012-02-29 17:00:47

Ushtrimet shpitërore në Vatikan: kur në Kishë këputet bashkimi me Zotin.


Dita e tretë e Ushtrimeve shpirtërore për Kreshmët, në Vatikan, e sotmja. U prek tema delikate e këputjes së lidhjes, që e bashkon ngushtësisht Kishën me Zotin. Autori i meditimit, kardinali Laurent Monsengwo Pasinya, kryeipeshkëv i Kinshasës, u propozoi Benediktit XVI dhe anëtarëve të Kuries Romake, mbledhur në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit të Pallatit Apostolik, dy reflektime, titulluar “Dashuria e botës” dhe “Antikrishtët ose mungesa e besimit në Jezusin, që është Krishti”.
Pasdite, meditimi i tretë, me titull: “Mëkati i meshtarit”. Rikujtojmë se meditimet frymëzohen nga Letra I e Shën Gjonit.







All the contents on this site are copyrighted ©.