2012-02-29 16:25:46

Takimi Selia e Shenjtë – Vietnam në Hanoi: zhvillime pozitive për një dialog të frytshëm


“Marrëdhëniet ndërmjet Vietnamit e Selisë së Shenjtë kanë arritur zhvillime pozitive mbi bazën e vullnetin dhe të dialogut të mirë”: kështu lexohet në deklaratën e përbashkët në mbarim të takimit të tretë të punës Vietnam - Seli e Shenjtë që u zhvillua këtyre dy ditëve në Hanoi. Delegacioni vatikanas kryesohej nga imzot Ettore Balestrero, zëvendëssekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet. Takimi drejtohej së bashku me zëvendës ministrin vietnamez të punëve të Jashtme, Bui Thanh Son. Ishte i pranishëm edhe kryeipeshkvi Leopoldo Girelli, përfaqësues i Selisë së Shenjtë jo rezident në Vietnam. Imzot Balestrero e imzot Girelli shoqëroheshin edhe nga funksionarë tjerë të sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, imzot Francesco Cao Minh Dung, i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin e Popujve, e nga imzot Barbabé Nguyèn Van Phuong.
Të dy palët, lexohet në deklaratë, analizuan “arritjet që janë bërë në marrëdhëniet Vietnam – Seli e Shenjtë” që nga takimi i fundit zhvilluar në qershor të vitit 2010. Delegacioni vietnamez inkurajon Kishën katolike në Vend “të marrë pjesë në mënyrë më aktive dhe efektive në zhvillimet aktuale kombëtare, ekonomike e shoqërore”. Nga ana saj, Selia e Shenjtë uron që “roli e misioni i saj të përforcohet e të zgjerohen, për të konsoliduar lidhjet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Kishës katolike në Vietnam, si dhe për të ndihmuar zhvillimin e marrëdhënieve mes Vietnamit e Selisë së Shenjtë”. Në të njëjtën kohë, Selia e Shenjtë “ shpreh vlerësimin” e saj për vëmendjen që autoritetet civile i kushtojnë aktivitetit të Kishës katolike, “në mënyrë të veçantë në vitin 2010, gjatë kremtimeve të vitit jubilar” të Kishës vietnameze.
Delegacionet kujtuan mësimet e Papës mbi të rolin e besimtarëve në shoqëri, mbi domethënien e të qenurit katolikë i mirë e qytetar i mirë në shoqërinë civile , e “nënvizuan nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kishës katolike dhe autoriteteve civile për zbatimin, konkret e praktik, të këtyre mësimeve në të gjitha aktivitetet”. Takimi, lexohet akoma në deklaratë, “u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, të sinqertë e në respektimin e anasjelltë”. Të dy palët janë ra dakord të takohen përsëri në Vatikan për takimin e katërt. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, atë Federiko Lombardi pohoi se një ndër shenjat e përparimit në marrëdhëniet Vietnam – Seli e Shenjtë është pikërisht liria më e madhe e kohës dhe e mundësisë së lëvizjes së përfaqësuesit të Selisë së Shenjtë jo rezident në Vietnam, imzot Leopoldo Girelli.







All the contents on this site are copyrighted ©.