2012-02-28 12:01:28

Për arsye të ushtrimeve shpirtërore që mbahet në Vatikan, të mërkurën më 29 shkurt, nuk mbahet audiencën e përgjithshme


Siç dihet, ushtrimet shpirtërore janë ditë lutjeje, meditimi e heshtjeje, të nevojshme për çdo të krishterë. E Papa dhe anëtarët e Kuries Romake, që nga e diela e kaluar vijojnë në Vatikan ushtrimet shpirtërore të kohës së krezhmëve mbi temën kryesore marr nga Letra I e shën Gjonit “Bashkimi i të krishterit me Zotin” (Gjn 1,3). Kjo temë zhvillohet në meditime të përditshme deri të shtunën e ardhshme më 3 mars, që sivjet mbahen nga kardinali Laurent Monsengvo Pasinia, kryeipeshkëv i Kinshasës, në Republikën Demokratike të Kongos.

Pra për këtë arsye të gjitha audiencat papnore janë ndërprerë e, nesër e mërkurë, Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan nuk do të gumëzhijë, si çdo të mërkurë tjetër, nga shtegtarët e udhëve të afërta e të largëta. Nesër pra, nuk do të mbahet audienca e përgjithshme. Por pse ka kaq shumë rëndësi që i krishteri t’i ndërpresë veprimtaritë e përditshme e t’ia kushtojë një pjesë të kohës Zotit, përmes ushtrimeve shpirtërore, ose në mënyra të tjera të mundshme?
Përgjigjja është se një periudhë kohore e ushtrimeve shpirtërore janë një kohë që i kushtohet plotësisht Zotit, për t’u shndritë nga drita e tij, në mënyrë që t’i shikojmë mirë të gjitha njollat, të cilat duhen pastruar nga jeta jonë. Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë se Jezusi kalonte netë të tëra në lutje. Krishti, para se të përballojë luftën e madhe të Mundimeve, shkon për t’u lutur në kopshtin e ullinjve. I krishteri i vërtetë matet pikërisht me kohën që i kushton lutjes. E ushtrimet shpirtërore janë kohë kushtuar plotësisht lutjes, në mënyrë që nga këto ditë kaq të forta e kaq të intensive, nga kjo kohë kushtuar uratës, të nxitemi për ta ndjekur Zotin me më shumë bindje, më shumë koherencë.
Kështu pra, ushtrimet shpirtërore konsiderohet e vërtetë janë vendimtare për jetën shpirtërore të çdo besimtari e aq më tepër për njerëzit që ia kanë përkushtuar tërë jetën Hyjit e Fjalës së Tij jetëdhënëse. Pastaj, nuk duhet të harrojmë se vetë Jezusi, gjatë jetës së tij tokësore – siç na e dëshmojnë Ungjijtë – tërhiqet mënjanë, në vetmi, për t’u lutur, për të medituar, për të dialoguar me Shkrimet Shenjte dhe me Atin qiellor. Në historinë e krishterë kjo kërkesë është e gjithpranishme, sepse ka çaste kur njeriu ndjehet i lodhur, kur e ngadalëson hapin, kur i shterojnë forcat. Atëherë e ndjen nevojën për ta marrë përsëri shpirtërisht veten, për ta ushtruar e përforcuar shpirtin, për t’iu kushtuar Fjalës së Zotit, për të rishikuar jetën, lutjen, në mënyrë që jeta jonë të gjallërohet rishtas e veprimtaria të jetë sa më frymëzuese e frytdhënëse.







All the contents on this site are copyrighted ©.