2012-02-28 15:44:54

Prezantohet vizita e Benediktit XVI në Milano për takimin botëror të familjeve që do të mbahet në fillim të qershorit.


Përqafimi me familjet e mbarë botës, por edhe takimi me të rinjtë do të marrin Sakramentin e Krezmimit në stadiumin San Siro, si dhe një koncert në shenjë nderimi të Papës në Teatrin milanez alla Scala. Për dy ditë me radhë, disa nga vendet më të famshme të Milanos do ta kenë Benediktin XVI për protagonist.
Programi i vizitës që Ati Shenjtë Ratcinger do të bëjnë në kryeqytetin e Lombardisë, nga data 1 deri më 3 qershorin e ardhshëm, për mbylljen e Takimit botëror të familjeve, u bërë i ditur sot paradite, gjatë një konference shtypi mbajtur në Milano nga kryeipeshkvi i vendit, kardinali Angelo Scoa dhe nga presidenti i Këshillit Papnor për Familjen, kardinali Ennio Antonelli.
Papa Benedikti XVI do të mbërrijë në aeroportin Milano-Linate rreth orës 17 të 1 qershorit e menjëherë pas, në Katedralen e qytetit, do të takohet me banorët e qytetit. Në ora 19,30, do të transferohet në Teatrin alla Scala për të marrë pjesë në koncertin që do të mbahet për nder të tij.
Ndër takimet e së shtunës më 2 qershor, kujtojmë takimin e Papës me të rinjtë që do të krezmohen në stadiumin San Siro e, në mbrëmje, në ora 20.30, festa me familjet e mbarë botës në Parkun Verior të Milanos.
Të dielën më 3 qershor, në të njëjtin vend, Benedikti XVI do të kremtojë Meshën e Shenjtë, e cila do të përfundojë me lutjen e mesditës të Engjëllit të Tënzot. Pasdite Papa do të përshëndetet me organizatorët e Takimit botëror të familjeve para se të niset për në Romë rreth orës 17.30.







All the contents on this site are copyrighted ©.