2012-02-27 18:40:58

Kuriozitet: Bekimi i parë papnor i filmuar


Filmat e parë në Itali, janë dokumentarë prej pak sekondash, në të cilat pionierët guximtarë, nxënës të shpikësve francezë të filmit, vëllezërve Lymierë, filmonin me një aparat të thjeshtë me manivelë, fakte e personazhe të kohës së tyre, kushtuar më shumë mbretërve, perandorëve e papëve.Filmimi i parë në Itali, ai i vitit 1896, realizuar nga shpikësi, operatori dhe regjisori Filoteo Alberini, në të cilin u fiksua vizita e mbretit dhe mbretëreshës, në Firence, ka humbur.Mbeti, si i pari në historinë e kinemasë italiane, filmimi i Papës Leoni XIII, duke shkuar për t’u lutur në Kopshtet e Vatikanit. Në këtë film të jashtzakonshëm, që u realizua në një 27 shkurt të largët, Papa i Madh i drejtohet aparatit, që po e filmon, duke i dhënë bekimin apostolik. Bekimi i parë papnor i filmuar. Zgjat 2 minuta







All the contents on this site are copyrighted ©.