2012-02-27 16:24:50

Kardinali Monsengwo Pasinya i predikon Papës dhe Kuries Romake, Ushtrimet shpirtërore të Kreshmëve


Filli shpirtëror i bashkimit me Zotin, zhvilluar duke u mbështetur mbi Letrën I të Shën Gjonit, përshkon gjithë Ushtrimet shpirtërore të Kreshmëve, që vijojnë në Vatikan. Qysh dje pasdite, dy herë në ditë, Benedikti XVI dhe anëtarët e Kuries Romake mblidhen në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit të Pallatit Apostolik, për të ndjekur tre meditimet e përditshme, kryesuar nga predikatari i Ushtrimeve, kardinali Laurent Monsengwo Pasinya, kryeipeshkëv i Kinshasës.
Në meditimin e sotëm, me titull “Bashkim e jetë”, u prek tema e Hyjit, si ‘jetë’, ‘dritë’, ‘vërtetësi’.
Ushtrimet shpirtërore do të përfundojnë të shtunën, më 3 mars. Deri atëhere, si zakonisht, ndërpriten të gjitha impenjimet e Papës, përfshirë edhe audiencën e përgjithshme të së mërkurës së ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.