2012-02-26 17:32:14

Sot Papa dhe Kuria Romake filluan Ushtrimet Shpirtërore


.Sot, e para e Diele e Kreshmëve, në Kapelën e ‘Nënës së Shëlbuesit’, në Vatikan, filluan Ushtrimet Shpirtërore të Kuries Romake, për përgatitjen e Pashkëve. I pranishëm, edhe Benedikti XVI.
Tema e zgjedhur për 2012-tën është “Bashkimi i të krishterit me Zotin”, shkëputur nga Letra e parë e Shën Gjonit: “E bashkësia jonë është me Atin e me Birin e tij Jezu Krishtin” (Gjn1,3).
Meditimet po i propozon kardinali Laurent Monsengvo Pasinia, kryeipeshkëv i Kinshasës, në Republikën Demokratike të Kongos,
Ushtrimet shpirtërore nisën sot, në orën 18.00, me Ekspozimin e Eukaristisë, pasuar nga kremtimi i Lutjeve mbrëmësore, adhurimi dhe bekimi eukaristik.
Ditët e ardhshme, paradite, do të kremtohen Uratët e mëngjesit dhe ato të Orës së tretë, ndërsa pasdite, Lutjet mbrëmësore, adhurimi dhe bekimi eukaristik.
Meditimi përfundimtar do të mbahet të shtunën, më 3 mars, në orën 9.00.







All the contents on this site are copyrighted ©.