2012-02-24 17:54:49

Të dielën e ardhshme Papa dhe Kuria Romake nisin Ushtrimet Shpirtërore


Të dielën e ardhshme, e para e Kreshmëve, 26 shkurt, pranë Kapelës ‘Nëna e Shëlbuesit’, në Vatikan, do të fillojnë Ushtrimet Shpirtërore të Kuries Romake, në përgatitje të Pashkëve. I pranishëm, edhe Benedikti XVI.
Tema e zgjedhur për 2012-tën është “Bashkimi i të krishterit me Zotin”, shkëputur nga Letra e parë e Shën Gjonit: “E bashkësia jonë është me Atin e me Birin e tij Jezu Krishtin” (Gjn1,3).
Meditimet do t’i propozojë kardinali Laurent Monsengvo Pasinia, kryeipeshkëv i Kinshasës, në Republikën Demokratike të Kongos,
Ushtrimet shpirtërore do të nisin në orën 18.00 të së dielës së ardhshme me Ekspozimin e Eukaristisë, pasuar nga kremtimi i Lutjeve mbrëmësore, adhurimi dhe bekimi eukaristik.
Ditët e ardhshme, paradite, do të kremtohen Uratët e mëngjesit dhe ato të Orës së tretë, ndërsa pasdite, Lutjet mbrëmësore, adhurimi dhe bekimi eukaristik.Meditimi përfundimtar do të mbahet të shtunën, më 3 mars, në orën 9.00.







All the contents on this site are copyrighted ©.