Më 27 e 28 shkurt do mbahet takimi i tretë i Grupit të përbashkët të punës Vietnam-
Seli e Shenjtë. Njoftimin e jep, përmes një deklarate, drejtori i Sallës së Shtypit
të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi. Kuvendimi do të organizohet në përkim
me vendimin, që u mor në përfundim të takimit të dytë të Grupit të punës, zhvilluar
në Qytet-Shtetin e Vatikanit më 23 e 24 qershorin e kaluar. “Pas disa vizitave, që
bëri përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë, jo rezident në Vietnam, pohon atë Lombardi,
takimi do të shërbejë për t’i thelluar e për t’i zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe.