2012-02-24 17:53:48

Në audiencë tek Papa, Mbreti i Tongës


Benedikti XVI priti, sot paradite, në audiencë, Mbretin e Tongës, Siaosi Tupou V, i cili, më pas u takua edhe me imzot Dominik Mambertì, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet. Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit, u theksuan posaçërisht disa aspekte të jetës shoqërore dhe ekonomike të këtij vendi të Paqësorit, duke u ndaluar sidomos, tek ndihmesa që jep Kisha katolike në sektorë të ndryshëm të shoqërisë. U vlerësuan lart, posaçërisht, veprimtaritë me ndikim të fuqishëm mbi zhvillimin e gjithanshëm të njeriut. Së fundi u shkëmbyen opinione lidhur me gjendjen ndërkombëtare, me vëmendje të përqendruar mbi Shtetet ishullore të Oqeanit Paqësor.







All the contents on this site are copyrighted ©.