2012-02-24 18:29:55

Kardinali Bertone viziton Spitalin e Krishtit Fëmijë të Potencës: mjekime cilësore për Jugun e Italisë.


“Një qendër e pararojës, që i përgjigjet në mënyrë efikase dhe të shpejtë kërkesave të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve lukanë e atyre jugorë”. Kështu u shpreh, me entuziazëm e mirënjohje, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, sot në Potencë, ku vizitoi qendrën e re zonale të Krishtit Fëmijë, të Bazilikatës. Spitali për fëmijë nisi veprimtarinë një muaj më parë, pranë ndërmarrjres spitalore të Shën Karlos.
Duke vizituar spitalin, kardinali Bertone uroi që gjatë mjekimit të fëmijëve, humanizmi të shkojë krah për krah me aftësitë e larta profesionale. “Shpresë e ardhmëri” e quajti Hirësia e Tij këtë spital, duke cituar vargun e Psalmit 40: “Lum kush kujdeset për të ligështit”. Në mënyrë të posaçme, theksoi, kur të ligështit janë fëmijë.







All the contents on this site are copyrighted ©.